Haaland: Por ai ishte një gabim i madh

nga Xh M

Manchester City është kthyer të fitorja. Pasi ka hedhur pas krahëve eliminimin në Champions League dhe humbjen e shëmtuar ndaj Liverpool-it, skuadra e Pep Guardiola ka shkuar 1 pikë larg vendit të tretë në Premier League pas fitores ndaj Tottenham-it.

Ndeshja u vendos nga një gol i Erling Haaland, i cili kishte munguar në dy ndeshjet e fundit të City-t për shkak dëmtimi:

“Nuk është kurrë e bukur të jesh i dëmtuar dhe të mos luash, por duhet të shikosh gjithmonë përpara dhe të jesh pozitiv. Mund të bëjmë diçka vetëm për të tashmen dhe për të ardhmen.

“Unë përpiqem të jem në zonën e rreptësisë dhe nëse ma pasojnë topin, përpiqem ta dërgoj në rrjetë”, ka thënë Haaland për BBC.

Në lidhje me VAR-in që i ka anuluar golin e dytë për një prekje të supozuar të topit me dorë: “Ndodhi sepse arbitri e mori vendimin në fushë. Ishte një gabim i madh, por jemi njerëz dhe nuk jemi të pagabueshëm. Kemi fituar dhe jam i lumtur”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More