Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Habit Khabibi: Nuk kthehem në ring, kam blerë dele dhe do punoj si bujk

Kampioni i peshave të lehta të UFC, Habib Nurmagomedov, 32 vjeç, vendosi braktisjen e ringut muajin e kaluar pasi mbrojti titullin me një fitore ndaj Justin Gaethje dhe duket se dagestaneze nuk ka ndërmend të ndryshojë mendje.

“Ju mund të luftoni sa të doni, por duhet të keni një qëllim. Une e kam përmbushur qëllimin timin”, tha Habib, i cili ka 29 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij. Dagestanezi tregon se ai aktualisht është shumë i lumtur me stilin e ri të jetës.

“Unë dua të diplomohem vitin e ardhshëm dhe dua të bëj sa më shumë progres sa i përket arsimimit tim. Bleva dele dhe merrem me blektori dhe bujqësi. Unë do të doja të zhvilloja një biznes në këtë fushë. Kam lopë dhe dema dhe i jam përkushtuar plotësisht jetës prej bujku. Dua të bëj atë për të cilën jam më i dobishëm”, tha Habib. Kujtojmë se ai vendosi lënien e karrierës sportive, pasi humbi babanë nga COVID-i.

Postime të ngjashme

UEFA refuzon ankesën e Greqisë për shkurtesën “MKD” dhe “FFM”

Zekirija Haxhiu

Notat e lojtarëve: Spanja 0-0 Suedia, Olsen ishte fantastik

Dafina Vidishiqi

Nuk ka fitues në takimin mes Spanjës dhe Suedisë

Dafina Vidishiqi

Alan Shearer: Nuk e kuptoj se si Morata nuk arriti të shënonte nga këtu, nuk e kam as idenë më të vogël

Dafina Vidishiqi

AC Milan dhe Barcelona arrijnë marrëveshje për Firpon

Dafina Vidishiqi

Formacionet zyrtare: Argjentina – Kili

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...