Agjencia Zhurnal.mk

Hahn: Do të ishte e padrejtë të ndëshkohet Maqedonia e Veriut përshkak Shqipërisë

Eurokomesari për zgjerim Johannes Hahn, në një intervistë për “Dojçe Vele” theksoi se shteti i Maqedonisë së Veriut ka bërë shumë në politikën e jashtme dhe duhet të mbahet premtimi mbi këtë vend, përjcjellë Zhurnal.
Siç thotë Hahn, qëllimi i tij është që të dy vendet njëkohësisht të marin datë për fillim të negociatave.
“Qëllimi im është të dy vendet njëkohësisht të marin datë për fillim të negociatave, sepse njëkohësisht paraqesim dhe raportin. Por nuk mund të parashoh procesin e sjelljes së vendimeve të vendeve anëtare. Fakt është që Maqedonia e Veriut ka bërë shumë në suaza të atyre kërkesave që ne kërkuam, me zgjidhjen e kontestit me emrin, por edhe me zgjidhjen e konfliktit bilateral me Bullgarinë. Maqedonia e Veriut krijoi parakusht me çka u bë vendi i parë në rajon i cili nuk ka konflikt me asnjë fqinj”, thotë mes tjerash Hahn.
Siç shton më tej Hahn në intervistë, do të ishte e padrejtë nëse nuk i jepet datë Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave vetëm se shteti tjetër ende nuk ka përmbushur kërkesat.
“Nuk do të ishte fer nëse njëri vend pret tjetrin vend (Shqipërinë), nëse ajo nuk përmbushë kërkesat. Kjo është baza. Gjithsesi, do të ishte ideale kur të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kyçen në të njëjtën kohë, por kjo është joreale. Njëkohësisht, është e padrejtë kur dikush fuqishëm angazhohet, ka gjetur zgjidhje, që është i gatshëm për kompromis, që sjellë vendime të rënda, tani të dënohet sepse është më i mirë”, ka theksuar Hahn.
Sa i përket raportit për përparimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Hahn thotë se aty do të ketë shumë gjëra të mira, por edhe kritika. Siç thotë ai, do të shënohen me kritika bisedimet aktuale mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat siç tha, disa muaj janë të ngrira./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...