Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Hainan, hapet Ekspozita e 1-rë Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit e Kinës

Ekspozita e 1-rë Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit e Kinës u hap të enjten në qytetin Haikou të provincës Hainan, ku marrin pjesë mbi 1500 ndërmarrje vendëse dhe të huaja nga rreth 70 vende dhe rajone. Presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një letër urimi për Ekspozitën, ku shprehu dëshirën që mysafirët nga vendet dhe qarqet e ndryshme të thellojnë shkëmbimet dhe të synojnë bashkëpunimin, për të sjellë përfitime për popujt e të gjitha vendeve.

Me një sipërfaqe të përgjithshme ekspozimi prej 80 mijë metrash katrorë, Ekspozita e 1-rë Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit e Kinës është më e madhja e këtij lloji në rajonin e Azi-Paqësorit. 60 mijë metra katrorë të sipërfaqes së ekspozimit u janë lënë pjesëmarrësve të huaj. Ekspozita ndahet në pesë pjesë, që përkatësisht janë produktet e modës, bizhuteritë, produktet cilësore ushqimore e të shëndetit, produktet turistike dhe shërbimet e konsumit. Vendet me më shumë marka pjesëmarrëse në ekspozitë janë Koreja e Jugut me 124, Franca me 99, Japonia me 89, ShBA-ja me 68 dhe Italia me 56 marka.

Zvicra, si vendi i ftuar i nderit i ekspozitës së kësaj radhe, ekspozon produkte dhe shërbime të më shumë se 20 ndërmarrjeve në pavijonin e vet kombëtar. Në ceremoninë e hapjes, ambasadori zvicerian në Kinë Bernardino Regazzoni lexoi mesazhin e urimit të presidentit të Zvicrës Guy Parmelin, ku ai shprehet se ndihet i nderuar për ftesën e palës kineze dhe uron për pasurimin e përmbajtjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

Siç mësohet, gjatë Ekspozitës do të zhvillohen 81 aktivitete debutimi të markave ndërkombëtare, ku do të promovohen mbi 100 produkte të reja të përdorimit të përditshëm, si veshje, çanta, kozmetikë, ushqime, pije alkoolike, si dhe bizhuteri etj.

Postime të ngjashme

ANALIZA/ Aromë détente – Amerika dhe Rusia kthehen në diplomacinë tradicionale të fuqisë së madhe

Bekim Laçi

Rekord infektimesh në Moske, 9 mijë raste në 24 orë

Bekim Laçi

Pasdite bomba, paradite vaksina – Izraeli ndihmon Palestinën

Bekim Laçi

Dyvjeçari gjendet në pyll pas 36 orësh

Bekim Laçi

UNHCR: Pavarësisht pandemisë, miliona njerëz u zhvendosën

Bekim Laçi

Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, Hamasi kërcënon me kundërpërgjigje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...