Agjencia Zhurnal.mk

Hajdari: Jam gati të tregoj se si arrita t’i siguroja të ardhurat kur isha në Amerikë

KPK shkarkoi më 18 qershor gjyqtaren e Gjykatës së Apelit, Fatmira Hajdari, bashkëshorten e Azem Hajdarit, për fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim të të ardhurave.

Teksa komentonte daljen e nënës së saj nga sistemi i drejtësisë, deputetja Rudina Hajdari pohoi në emisionin “Kapital” se do të vijojë ta mbështesë reformën në drejtësi dhe se prezenca e saj në politik kapërcen interesat familjare.

“Kam qenë e hapur sa i përket kësaj pike; e kam mbështetur reformën në drejtësi dhe do të mbështesë çdo lloj vendimi që do marrë KPK. Mamja ime iu nënshtrua drejësisë ashtu si çdo gjyqtar e prokuror tjetër. Nuk më ka dëmtuar, kam treguar se kam qenë e qëndrueshme dhe e besueshme. Shkoj përtej interesave të familjes sime. Jam gati të flasë me detaje se si kam punuar dhe sa shumë bursa kam arritur të fitojë për të menaxhuar anën financiare, në momentin kur kam qenë jashtë Shqipërisë. Janë të lehta dhe të vërtetueshme.”

Sa i përket raportit që ka më kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ajo tregoi se ka një respekt të veçantë për të, pasi ka qenë një person i afër për familjen e saj. Mirëpo, sqaroi se nuk është dakord me vendimet e marra së fundmi në sferën politike.

“Nuk kam asnjë kompleks të kemë raporte qoftë me kreun e PD, basha, e respektoj, ka qenë një njeri i afërt me familjen tim, kam respekt të veçante, por nuk janë dakord me vendimet e fundit. Në politik duhet të ndahen gjërat. Kam parë dhe nga ata ish-deputetë që kanë qenë pro ndryshimit të sistemit.”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!