Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Hajdari: Në Shqipëri është më e lehtë të shesësh heroinë sesa djathë

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, deklaroi në seancën e sotme parlamentare se në Shqipëri është më e lehtë të shesësh bulmet sesa lëndë narkotike.

Ajo tha se shumë tregtarë gjobiten padrejtësisht nga policia, ndërsa kriminelët enden të lirë dhe nuk vendosen asnjëherë para drejtësisë.

“Para disa ditësh isha në Elbasan, dhe është për të vënë kujën se si ndërtesa ku shitej bulmeti, ishte thënë se do mbyllej për një muaj për arsye rikonstruksioni dhe sot do bëhen 5 vjet që ajo markatë është e mbyllur. E kuptoni çfarë bëhet?! Sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh drogë, heroinë e kokainë, se sa të shesësh bulmet, gjizë, djathë. E kupton çfarë bëhet?! Shitësit e kokainës kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërsa tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se policia po vjen po gjobit.”

Postime të ngjashme

Edi Rama nga Durrësi: Kur të bjerë bilbili do shohin tabelën nga 74-78 mandate

N E

Lulzim Basha nga Tepelena: Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë

N E

Nis vaksinimi i stafeve të hotelerisë në Shqipëri

N E

Monika Kryemadhi për ftesën e Ramës drejtuar Bashës: Unë nuk kam parë burrë që i lutet një burri për 24 orë 12 herë

N E

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës

R Zh

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...