Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Hajdari:Ç`vlejnë ligjet kur s`ka vullnet për të luftuar krimin e organizuar

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, akuzoi maxhorancën se është bërë njësh me krimin nga foltorja e parlamentit sot.

Ajo tha se nuk kanë vlerë ligjet kur nuk ka vullnet për të luftuar krimin e organizuar. Duke folur për Elbasanin, zonën ku kandidon për deputete, Hajdari tha se çdo qytetar i di me emra grupet kriminale kurse kryeministri, ministri dhe kryeprokurori heshtin.

“Po amendoni një akt normativ që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar por pyetja që kam unë se çfarë vlere kanë këto ligje kur nuk ka vullnet për të luftuar krimin e organizuar. Çfarë vlere kanë këto ligje kur shteti është bërë një me krimin e organizuar.

Vij pas disa javësh nga Elbasani ku shikoj se çdo qytetar në atë vend i di me emra e mbiemra grupet kriminale. Nuk ka banor që nuk di se ku janë me vendndodhje, magazina, me detaje aktivitetet e 4 bandave që sot sundojnë Elbasanin. Të gjithë banorët kanë dijeni për aktivitetet kriminale. Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk thotë asgjë, si ka mundësi që km dhe kryeprokurori nuk thotë asgjë mbi këto organizata kriminale. Si ka mundësi që ky shtet është gati ti marrë fshatarët nga qerret, t’i nxjerrë, t’i vërë taksa, t’i gjobisë dhe kur nuk paguajnë energjinë elektrike, ky është i njëjti shtet që vret të rinjtë nëpër lagje. Si ka mundësi që e njëjta qeveri nuk arrin dot të luftojë krimin e organizuar. Si mundësi që i njëjti shtet i çon taksidarët biznesit të vogël, duke iu vënë gjoba, godet padrejtësisht ata që punojnë në mënyrë të ndershme dhe e ka të pamundur të luftojë kriminalitetin”, deklaroi Hajdari./BW

Postime të ngjashme

Rama në Liban për riatdhesimin e 19 shqiptarëve

D V

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS-it në Siri

D V

45 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

Mbi 5 mijë turistë vendas e të huaj zgjodhën Thethin në korrik

D V

Video/ Pamjet nga tuneli i Skërficës, Rama: Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë

D V

Shqipëria nën ndikimin e të nxehtit afrikan, ja si do jenë temperaturat në fundjavë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...