Agjencia Zhurnal.mk

“Hajde se na vranë”/ I moshuari shkon të ruajë arën me misra, hajduti i merr jetën

Durrësi u trondit mbrëmjen e të mërkurës nga një vrasje e ndodhur në Xhafzotaj.

65-vjeçari Fiqiri Çalliku po ruante arën me misër, pasi disa ditë më parë kishin rënë pre e vjedhjes. Hajduti ka shkuar sërish me synimin për të vjedhur, por këtë herë ka hasur në kundërshtinë e të moshuarit.

Gjatë përleshjes, hajduti, ende i paidentifikuar, e goditi me thikë Fiqiri Çallikun. Vëllai i tij, Fadil Çalliku shkoi në vendngjarje pasi u shqetësua nga vonesa e të vëllait.

Edhe ai u përlesh me hajdutin dhe për pasojë mbeti i plagosur. Fiqiri Çalliku ndërroi jetë në duart e mjekëve, ndërsa vëllai i tij është jashtë rrezikut për jetën. Fadil Çalliku lajmëroi nipin e tij, pas ngjarjes.

“Hajde se na vranë”, mësohet t’i ketë thënë në telefon ai, nipit. Ky i fundit më pas telefonoi policinë. Deri tani janë shoqëruar disa persona, por autori nuk është gjetur akoma.  

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!