Agjencia Zhurnal.mk

Hakerët kinezë me muaj tentojnë të sulmojnë rrjetin kompjuterik të Vatikanit

Hakerët kinezë muajve të fundit, kanë nisur një seri sulmesh në internet në rrjetet kompjuterike të Vatikanit, raportoi gazeta “New York Times ”, duke iu referuar të dhënave nga kompania amerikane për siguri kompjuterike “Recorded Future”.

Sulmet u regjistruan në vigjilje të raundit të ardhshëm të bisedimeve, të caktuara për në shtator, për emërimin e peshkopëve të rinj në Kinë nga Papa Françesku, sqaroi gazeta.

Sipas “New York Times”, ekspertët e sigurisë kompjuterike thonë se që nga maji i këtij viti, hakerët kinezë, të cilët janë të lidhur direkt me autoritetet e Pekinit, kanë kryer disa sulme kibernetike. Synimet e tyre ishin rrjetet kompjuterike të Vatikanit, si dhe misioni trajnues i Selisë së shenjtë, i cili, sipas gazetës, “de fakto i përfaqëson interesat e Vatikanit në Hong Kong”.

Gazeta nuk specifikoi nëse kriminelët arritën të kenë qasje deri në ndonjë informacion të klasifikuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!