Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Hakerët rusë e koreano-veriorë tentojnë të vjedhin të dhëna të vlefshme për vaksinën anti-COVID

Hakerë rusë dhe koreano veriorë kanë tentuar të vjedhin të dhëna “të vlefshme” për vaksinën kundër koronavirusit, ka deklaruar Microsofti.

Akterë të mbështetur nga shtetet tentuan të marrin informata nga kompanitë farmaceutike dhe studiuesit e vaksinës që punuan për të, ka shtuar Microsoft.

Ndërkohë ka shtuar se shumë nga sulmet gjatë muajve të fundit janë penguar, raporton Independent. 

Gjiganti i teknologjisë nuk ka sqaruar më shumë nëse hakerët kanë pasur sukses në tentimet e tyre për t’u futur në sistemet e kompanive apo se si ishin bërë këto sulme.

Kjo ngjarje vjen një ditë pasi eksperti për sëmundje ngjitëse, Anthony Fauci, deklaroi se një program për vaksinë do të niste në SHBA në dhjetor dhe se qytetarët e zakonshëm amerikanë do ta merrnin vaksinën në pranverë.

Targetet, të cilat Microsofti nuk u dha emër, ishin “të përfshirë direkt në studimin e vaksinave dhe trajtimet për COVID-19”.

Ekspertët e sigurisë kibernetike të Microsoftit identifikuan grupin e hakerëve “Fancy Bears”, që janë të mbështetur nga Rusia, si një prej grupeve që tentuan vjedhjen e informacioneve.

Hakerët e Fancy Bear kishin tentuar të vjedhin informacione nga kompanitë dhe studiuesit me bazë në Britani, kishte deklaruar Qendra për Siguri Kibernetike në korrik.

Postime të ngjashme

Catherine Chen nga Huawei: Besoni në fuqinë e teknologjisë

S.B.

Testohet paneli solar që mbledh energji në hapësirë për të dërguar në Tokë

S.B.

TUPL, arma e re amerikane që do të bëjë “shkrumb e hi” armiqtë

S.B.

Fitimet marramendëse të Apple/ Blen një kompani çdo 3-4 javë

S.B.

A e lini telefonin tuaj në karikues gjatë natës? Kjo mund të mos jetë një ide e mirë

S.B.

Ylli i Realit thotë se ndjen më shumë presion duke luajtur “Counter Strike” sesa në Santiago Bernabeu

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...