Agjencia Zhurnal.mk

Haki Abazi përjashton mundësinë që Glauk Konjufca të shkarkohet nga posti i kryetarit të Kuvendit

Prishtinë, 10 janar – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari për zv.kryeministër, Haki Abazi, ia ka shuar shpresat Lidhjes Demokratike, se kjo parti mund ta merr postin e kryetarit të Kuvendit, ashtu siç është raportuar.

Në një bisedë për Gazeta Blic, Abazi, ka thënë se nuk mund të kthehen para datës 26 dhjetor, atëherë kur Glauk Konjufca, u zgjodh kryetar i Kuvendit.
Abazi, thotë se arsyeja pse Konjufca është zgjedhur si kryeparlamentar, është fakti që VV nuk ka dashur të krijojë vakum institucional dhe këtë sipas tij, duhet ta kuptojë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ne nuk mund të kthehemi në asnjë mënyrë para 26 dhjetorit, sepse tani jemi në janar të 2020-ës. Arsyeja pse është zgjedhur Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, është fakti që Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka dashur vakum institucional dhe Lidhja Demokratike, si parti institucionaliste, duhet ta kuptojë këtë gjë”, ka thënë Abazi për Gazeta Blic.

Ai ka folur edhe për takimin eventual, që mund të ndodhë sot mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë gjë.

“Nuk kam informata se as do të takohen dhe as që në ora sa”, ka shtuar Haki Abazi.

Por, pavarësisht që tashmë kanë ndodhur dhjetë takime mes Kurtit dhe Mustafës, pa asnjë rezultat, Abazi thotë se është optimist se mund të ketë marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...