Agjencia Zhurnal.mk

Hakimi mbërrin në Milano, në pritje të vizitave mjekësore

Anësori i Real Madridit, Achraf Hakimi, ka mbërritur në Milano për të kompletuar lëvizjen e tij te Interi për 45 milionë euro.

21-vjeçari ka mbërritur në qytetin e modës në mëngjes dhe tani pritet të kompletojë edhe testet mjekësore.

Ish-ylli i BVB pritet të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare, klubi zikaltër është raportuar se do të paguajë 40 milionë euro, ndërsa pesë tjerë shtesë në formë të bonuseve.

Në dy sezonet e fundit për klubin gjerman lojtari i huazuar tek Borussia Dortmundi, ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 17 herë në 72 paraqitje zyrtare.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim shumë klube të mëdha evropiane, por lojtari në fund zgjodhi projektin e Interit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...