Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Hakmarrja” e Moskës! Dëbohet diplomatja shqiptare Jonida Drogu

Qeveria Ruse ka dëbuar një diplomate  shqiptare në formë hakmarrje pas dëbimit nga Tirana dy javë më parë të sekretarit të dytë të ambasadës ruse në Tiranë.

Diplomatja e dëbuar është Jonida Drogu, sekretare e parë dhe e ngarkuar me drejtimin  e Zyrës Konsullore.

Asaj i  janë lënë në dispozicion 72  orë për tu larguar. Ministria e Punëve të jashtme e Rusisë në një deklaratë për median jep shkaqet e dëbimit të diplomates shqiptare.

“Ambasadorit të Shqipërisë iu dorëzua vendimi për shpalljen person non grata të sekretares së parë të ambasadës shqiptare në Moskë, Jonida Drogu. Ky hap ndërmerret nga Rusia si përgjigje të vendimit të Shqipërisë për të larguar nga vendi përmes një preteksti sekretarin e parë të ambasadës ruse në Tiranë”, ministria e Jashtme ruse.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë më tej e lidh dëbimin e diplomatit të saj nga Tirana me çështje të brendshme politike në vendin tonë.

“Ne e konsiderojmë veprimin e palës shqiptare si një provokim për të fituar pikë politike në kushtet e fushatës elektorale që ka nisur në Shqipëri duke luajtur bashkërisht me forcat anti-ruse në Perëndim për të marrë mbështetje. Veprimet e palës shqiptare, bien në kontradiktë me garancitë e dhëna nga Tirana për dëshirën e mirë të zhvillimit e marrëdhënie mes dy vendeve. Por në fakt ata e shkatërruan këtë perspektivë për marrëdhënie të mira bilateral. Kjo është për të ardhur keq”.

Lajmin për dëbimin e diplomates shqiptare fillimisht e dha agjencia  e lajmeve Sputnik vetëm pak momente pasi ambasadori i Shqipërisë në Moskë Arben Gazioni kishte mbërritur në godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Rusisë.

Top Channel mëson se pas këtij vendimi të Rusisë ambasada jonë në Moskë mbetet vetëm me ambasadorin.

Diplomatja Jonida Drogu mbulonte veprimet konsullore e si pasojë e dëbimit të saj ambasada  shqiptare në Moskë nuk do të mundë të realizojë shërbime konsullore.

Postime të ngjashme

Shqipëri, 40 raste të reja me COVID-19, gushti muaji i hapur i vaksinimeve

D V

Elona Shuli ende në kampet e Sirisë, gjyshi: Kam frikë se nuk do t’i shoh më mbesat e nipin

D V

Vatër e madhe zjarri në Mamurras, banesat vetëm disa metra larg

D V

Policia ndëshkon kosovarin që po ngiste 191 km në orë

D V

Vazhdon përballja me zjarret në Shqipëri, situatë më e rëndë në Karaburun

D V

Kolona të gjata në Lezhë, kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...