Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

nga Redaksia

Prishtinë, 26 mars – Në një nga hotelet më të mëdha në Prishtinë, Emerald është mbajtur iftar ku është shënuar edhe nata e madhe – e Kadrit.

Në kuadër të këtij iftari, janë realizuar edhe donacione të cilat kapin vlerën prej 5 milionë euro.

Kryetari i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se kjo shumë është donacion i bizneseve për projektin e madh – Qendrën ditore për fëmijë dhe të rritur me Down Syndrome.

“Natë e Kadrit – mblidhen rreth 5 milionë euro për ata që kanë më së shumti nevojë!🤲

Mbrëmja e sotme në Emerald ishte një natë e veçantë, një natë zemrash të hapura dhe duarve që japin.

Në iftarin e parë të organizuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të gjitha trojet shqiptare, u prezantua projekti madhështor, një shpresë e re për ata që kanë nevojë.

Dhe përgjigja ishte e jashtëzakonshme! Me një zemërgjërësi të pashoqe, biznesmenët shqiptarë dhuruan afro 5 milionë euro, duke dëshmuar edhe një herë se mirësia dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë dhe na bëjnë më të fortë.

Zoti kurre mos i humbte!”, ka njoftuar Kastrati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More