Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Haliti: Pati pazare politike për zgjedhjen e presidentit

Prishtinë, 7 prill, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se e respekton Lëvizjen Vetëvendosje si shumicë parlamentare.

Mirëpo sipas Halitit nga Republikë Parlamentare vendi dhe disa shtete tjera të rajonit, janë shndërruar në Republikë Qeveritare.

”Qeveritë, ministrat, kryeministrat gjithmonë në raport me Kuvendin kanë qenë të papërgjegjshëm në tërësi dhe unë kisha me thënë se Kosova dhe disa vende të rajonit nuk janë tërësisht Republika Parlamentare por janë më shumë Republika Qeveritare”.

Haliti foli edhe për Lëvizjen Vetëvendosje që ka shumicën parlamentare teksa tregoi edhe vështirësitë që mund t’i kenë.

”Qeveria vendos për të gjitha çështjet dhe kur ka nevojë reagon në Kuvend që t’i bëjë votat për të votuar ndonjë ligj ose rezolutë e cila është e porositur ndoshta për qëllime të caktuara”, tha Haliti.

”Ata i kanë 59 deputetë dhe unë i respektojë atë shumicë pasi është partia që ka fituar shumë vota dhe ka pothuajse 50 për qind të votave dhe nuk e ka problem për të kaluar të gjitha ligjet ose çështjet që kanë të bëjnë me shumicën e votave në Parlament ashtu siç e kemi pasur edhe ne si koalicion dikur. Por, e shoh problematike pamundësinë për të ndryshuar Kushtetutën me këtë numër votash që kanë dhe kanë po ashtu pamundësi për të votuar disa ligje dhe çështje të cilat kërkojnë 2/3 e votave”, tha Haliti për Klan Kosova.

Deputeti mes tjerash tregoi që e mbështet ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

”Diasporës duhet bërë më e lehtë mënyra e votimi. Diaspora e ka kontributin e vet në luftë dhe financimin e luftës dhe ndihmën financiare pas luftës dhe për këtë duhet të gjejmë mënyra më të lehta që diaspora të votojë”.

”110 deputetë nga secila listë nuk kanë emra por kanë numra dhe komisionerët në qendra votimi janë shndërruar në një problem. Tani duhet parë se si është mënyra më e shpejt për të sanuar këtë pamundësi për të qenë të sigurt në rezultatin e zgjedhjeve”.

”Ka ardhur koha të ndryshojmë ligjin dhe në qoftë se i bëjmë katër zona votimi atëherë do të kishte mundësi pak më mirë me ndodh numri i votimeve dhe të jetë transparent dhe të jetë me teknologji të veçantë me monitor që përcillen nga vëzhguesit, gazetarët dhe shoqëritë civile të cilët e shohin mënyrën e numërimit”, është shprehur Haliti.

Tutje Haliti tha se ka pasur pazare politike për zgjedhjen e presidentit, teksa foli edhe për kalimin e ish-deputetes Adelina Grainca nga PDK-ja në VV.

”Kjo është praktika e partive për të gjetur njerëz me influencë që grumbullojnë vota. Ne jemi takuar në Grupin Parlamentar dhe nuk ka folur asgjë rreth kësaj çështje, kemi qenë në seancë bashkë dhe nuk kemi biseduar diçka për këtë çështje. Unë nuk i di arsyet dhe përmes cilit mekanizëm ka marrë vendimin”.

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

R Zh

Nga Qeveria e Serbisë pyesin Kurtin: A e ke prioritet “Shqipërinë e Madhe”?

R Zh

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...