Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Halkbank SHA Shkup – mbështetëse e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Shkup, 24 dhjetor – Zhurnal.mk – Këtë vit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shënoi 15 vjetorin jubilar të themelimit të saj, si dhe 10 vjetorin e ngjarjes prestigjioze TOP100 që është shndërruar në traditë dhe ku promovohet katalogu TOP 100. Në ngjarjen e sivjetshme u ndanë çmime për pesë kompani që treguan sukses të madh në punën e tyre dhe tri kompani që treguan aktivitet ekonomik pozitiv gjatë vitit 2019.

Në vitin në të cilin misioni kryesor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore ishte përkrahja dhe përparimi i bizneseve në vend gjatë kushteve të vështira ekonomike, ngjarja u mbështet edhe nga Halkbank SHA Shkup, e cila është edhe anëtare e Odës.

Halkbank SHA Shkup është pjesë e grupacionit Halkbank Turqi dhe është një bankë universale maqedonase e cila që nga viti 2011, kryen të gjitha llojet e shërbimeve bankare në Maqedoni. Duke përfaqësuar një markë të fortë në tregun maqedonas, Halkbank është një nga bankat me rritje më të shpejtë, me 43 degë dhe staf profesional prej mbi 620 punonjësish.

Si bankë e mirënjohur për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në vend, Halkbank SHA Shkup ka vazhduar bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare duke siguruar fonde afatgjata që do të nxisin zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Gjatë vitit të kaluar, Halkbank u shqua në saje të paketave të shumta mbështetëse që synojnë mbrojtjen e stabilitetit ekonomik në vend gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia.

Halkbank SHA Shkup ka qenë anëtare e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore që nga viti 2016 si mbështetëse e fuqishme e personave juridik dhe anëtarëve të Odës.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...