Hamburgeri në Australi që i ka rezistuar prishjes për gati tre dekada

nga D V

McDonald’s ka prodhuar dukshëm disa hamburgerë që e sfidojnë dekompozimin.

Megjithatë, asnjë nuk krahasohet me një hamburger në Australi që nuk ka treguar kurrë shenja prishjeje pavarësisht se është blerë gati tre dekada më parë.

Bëhet e ditur se ai u porosit nga miqtë Casey Dean dhe Eduards Nits në vitin 1995, nga një McDonald’s në Adelaide.

“Duke qenë adoleshentë, ne porositëm shumë ushqime. Filloi si shaka kur thonim se imagjino sikur ta ruanim këtë përgjithmonë”, u shprehën ata.

Siç raportohet, edhe pse gati 30 vjet më vonë, hamburgeri ende është i paprekur pa asnjë shenjë myku apo ere, megjithëse është tkurrur pak nga madhësia origjinale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More