Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

HAN, VARHEJI DHE XHENTOLINI: Maqedonia vazhdon në rrugën reformuese

Shkup, 25 shkurt – Eurokomisarët për buxhet dhe administratë Johanes Han, për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Oliver Varhej dhe ekonomi Paolo Xhentolini kanë dalë me vlerësime pozitive për takimet me ministrin e Financave, Fatmir Besimi në Bruksel duke theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon me reformat lidhur me anëtarësimin në BE.

“Diskutim i mirë me ministrin e Financave, Fatmir Besimi sot. Me rëndësi është se Maqedonia e Veriut vazhdon të reflektojë mbi reformat e BE-së. Poashtu theksi ka qenë në planin ekonomik- investues për Ballkanin Perëndimor- implementimi i saj do të jetë çelësi për rimëkëmbjen post- kovid”, ka shkruar eurokomisari Varhej në Tuiter, transmeton Zhurnal.mk

Eurokomisari Han poashtu në Tuiter ka theksuar se ka qenë kënaqësi të takohet me Fatmir Besimin, ministër i Financave të Maqedonisë së Veriut. “Kemi pasur diskutim të frytshëm për rimëkëmbjen ekonomike post- kovid dhe masat që duhet të ndërmerren. BE vazhdon të mbështes vendin dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre reformuese. Theksi mbetet në sundimin e së drejtës”, ka shkruar Han.

Ministri Besimi është në vizitë dyditore në Bruksel në kuadër të së cilës ka më shumë takime me eurokomisarë, me drejtorin e Drejtorisë për fqinjësi de zgjerim dhe Bankës Botërore. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Kuvendi vendosi të shpallë gjendje krize në një pjesë të shtetit

Z H

LSDM propozon Fatime Fetain në Prokurorinë e Lartë

Z H

Kriza ekonomike/ Prej nesër edhe kontabilistët do të dalin në protesta

Z H

Banka Popullore: Rritje të depozitave dhe të kredive në mars

Z H

Kursimtarët e “Eurostandard” të gëzuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngritur procedurë

Z H

Qeveria “përvjelë mëngët” pas raportit negativ të “Reporterë pa kufij”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...