Hansi Flick e fton si ndihmës të tij ish-lojtarin e Barcelonës

nga D V

Hansi Flick ka marrë drejtimin e Barcelonës, teksa synon që ta rikthej gjigantin katalunas te trofetë.

Megjithatë trajneri gjerman ka kërkuar nga një ish-lojtar i katalunasve t’i bashkohet atij në stafin e trajnerëve.

Thiago Alcantara befasisht ka vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist, teksa synimi është që të bëhet një trajner në të ardhmen.

Barcelona, Bayern Munich dhe Liverpool ishin tri skuadrat e karrierës, ndërkohë që mund të rikthehet aty ku e nisi.

Drejtimin e katalanasve e ka marrë një gjerman, Hansi Flick, i cili i ka dërguar një ftesë të parefuzueshme.

“Thiago, rikthehu te Barcelona si zëvendësi im”, janë fjalët që ish-trajneri i Bayernit dhe kombëtaren gjermane i ka drejtuar mesfushorit.

Për të cilin ka një admirim dhe vlerësim të veçantë që prej kohës kur punuan e fituan së bashku te Bayerni.

Sport ka raportuar se ditëve të ardhshme Thiago Alcantara do t’i jap një përgjigje përfundimtare Flick, pasi oferta e trajnerit gjerman e ka tunduar atë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More