Shqipëri

Hapen “letrat” për vrasjen e Hajdarit, Prokuroria kërkon dëshminë e Berishës dhe Jaho Salihit

Zhurnal Ads

Ka rinisur sot procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë. Prokuroria ka kërkuar thirrjen e të paktën 10 dëshmitarëve për këtë çështje, mes të cilëve edhe ish-Kryeministrin Sali Berisha. Gjithashtu organi i akuzës kërkon dëshminë e Jaho Salihit (Mulosmanit) i cili ndodhet në burg.

Ditën e sotme vetë Izet Haxhia nuk ishte në seancë, por përfaqësohej vetëm nga avokati i tij Idajet Beqiri.

Në seancën e radhës të datës 2 tetor ora 10.00, mbrojtësi ligjor i Izet Haxhisë do të paraqesë kërkesën e tij për pafajësinë e të pandehurit Izet Haxhia si dhe provat me dëshmitarë.

Në bazë të tyre, sipas mbrojtjes, vërtetohet plotësisht se Izet Haxhia nuk është bashkëpunëtor në krimin e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari.

Në vitin 2006 Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit

Postime të ngjashme

Raporti i GRECO: Shqipëria duhet të zbatojë kuadrin ligjor për të parandaluar korrupsionin e ministrave, këshilltarëve të tyre dhe policisë

S.B.

Kodi Zgjedhor, Presidenti Meta thirrje Kuvendit: Merrni për bazë opinionin e “Venecias”

admin

Dhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet 62-vjeçari

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...