Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Hapën themelet e një ndërtese, banorët e një fshati në Indi gjetën një enë të mbushur me stoli ari dhe argjendi – por gëzimi i tyre zgjati shumë pak

Në një fshat të Indisë kishte një ngazëllim të banorëve, kur njëri prej tyre, një zhvillues i pasurive të patundshme gjeti një enë të mbushur me stoli ari dhe argjendi në tokën e tij – derisa po bëhej hapja e themeleve të një ndërtese.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet e stolive të mbuluara me baltë u bënë virale me pretendime të egra për peshën dhe prejardhjen e stolive prej ari dhe argjendi.

Por, siç bëhet e ditur, më tej, gëzimi i tyre kishte zgjatur vetëm për pak kohë.

“Tenxherja u zbulua gjatë natës dhe lajmi doli në mëngjes. Ne morëm kujdestarinë sipas rregullave”, ka thënë Bhaskar Rao i cili mori kujdestarinë e thesarit sipas një Akti Indian të Thesarit.

“Ornamentet e arit peshonin 187.45 gramë ndërsa stolitë e argjendta peshuan 1.2 kilogram dhe ato po zhvendosen në Zyrën e Thesarit në Warangal”, ka bërë të ditur më tej zyrtari.

Përveç arit dhe argjendit, u gjetën gjithashtu edhe gjëra të tjera dhe një tenxhere bakri me peshë 1,2 kg.

Një mbishkrim i një date Kakatiya u gjet gjithashtu nën argjinatoren, duke i dhënë edhe më shumë fuqi teorisë në lidhje me stolitë që i përkisnin epokës së Kakatiya (shekulli 12-14 pas Krishtit).

Postime të ngjashme

Familja australiane gjen më shumë se 50 lëkura gjarpri në çatinë e shtëpisë së tyre

S.B.

Kjo ‘veturë’ është një Smart dhe një ‘gjysmë’ tjetër

S.B.

Vajza e shurdhër zbuloi se si zgjohet herët në mëngjes me një “alarm të veçantë”

S.B.

“COVID Bandit” lë 4,600 dollarë bakshish për stafin e një restoranti në Kolorado – lë edhe një mesazh

S.B.

Arkeologët zbulojnë varrimin më të vjetër të njeriut në Afrikë

S.B.

Presidenti i Irlandës po mbante një fjalim, vihet në siklet nga qeni i tij

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...