Hapet aplikimi për subvencionim të kredive konsumuese në eKosova

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për subvencionim të kredive personale/konsumuese në eKosova.

Përmes një postimi në Facebook, Murati njoftoi se pas marrjes së kredisë, duhet të hapet eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit.

“Formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese tani është i hapur në eKosova. Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit”, shkruan Murati.

Tutje, ai ka bashkëngjitur edhe ilustrimin se si duhet të bëhet aplikimi.

Po ashtu, Murati thekson se llogaria duhet të jetë në emrin e aplikuesit, ndryshe nuk bëhet transferi.

“Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi”, njofton Murati.

Rreth një javë më parë, Murati ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i kredive konsumuese.

Murati tha: “sot kemi operacionalizuar edhe Masën 3.6 për mbështetjen e likuiditetit familjar që nënkupton subvencionimin e kredive konsumuese”.

Gjithashtu, ministri ka treguar se kush mund të përfitojë nga subvencionimi i kredive konsumuese, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë personat që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10,000 euro, nga data 1 tetor 2021 e tutje, do të mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë”, thotë ai.

Shuma që përfiton secili aplikues që kualifikohet është 10% e shumës së kredisë, deri në maksimumin prej 300 euro.

Pasi të keni marrë kredinë nga një institucion financiar i licencuar, duhet të plotësoni formularin për aplikim (i cili do të publikohet ditët në vijim).

Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit.

Murati thotë se “me këtë masë synohet mbështetja e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, apo edhe mbylljen e bilanceve të kredit kartelave, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes”.

Formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese tani është i hapur në eKosova. Pasi të keni…

Posted by Hekuran Murati on Saturday, October 9, 2021

Related posts

Albin Kurti mesazh nga Shkodra: Politika të ndjekë vullnetin e qytetarëve për bashkimin

D V

Kosova përballë një lufte të vështirë për pretendimet për pronën e epokës jugosllave

D V

Jashari: Të turpëruar duhet të ndihen ata që morën peng votën e qytetarëve, ne jemi fitues të vërtetë të zgjedhjeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More