Agjencia Zhurnal.mk

Hapet konkurs për pilotë ushtarak, do të pranohen 8 pilotë të rinjë

Shkup, 3 korrik – Zhurnal.mk – Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” në suaza të Ministrisë së Mbrojtjes sot ka publikuar Konkursin për regjistrimin e dëgjuesve/nxënësve për trajnim profesional dhe përsosje të aviacionit për nevojat e Armatës, përcjellë Zhurnal.

Të gjithë ata qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dëshirë të bëhen pilotë ushtarakë e të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve, së paku 180 kredi dhe të mos jenë më të vjetër se 28 vjet, të dorëzojnë dokumentet e nevojshme më së voni deri më 1 gusht 2019të në Akademinë Ushtarake, Kazermën “Goce Dollçev” – Shkup.

Kandidatët potencial në procesin për pranim dhe selektim do u nënshtrohen kontrolleve psiko-fizike, njohje të gjuhës angleze, kontrolle për selektim në tokë dhe në ajër.

Më tepër informata në lidhje me Konkursin mund të gjeni në ueb-faqet e Ministrisë për Mbrojtje www.mod.gov.mk dhe të Akademisë Ushtarake www.ma.edu.mk // Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...