Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hapet konkurs për pranimin e 100 ushtarëve profesionist

Shkup, 20 maj – Zhurnal – Ministria e Mbrojtjes sot shpalli një thirrje publike për pranimin e 100 ushtarëve të rinj profesionist në shërbim në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë, përfshirë edhe ditën e shpalljes.

Sipas shpalljes kushtet për paraqitje janë që kandidati të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ketë përfunduar arsimin e mesëm, të mos jetë më i vjetër se 25 vjet në ditën e përfundimit të shpalljes për pranim dhe të jetë i aftë nga ana mjekësore dhe fizike.

Ushtarët e ardhshëm profesionalë, siç theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes, do të marrin një pagë fillestare prej mbi 25,000.00 denarë me mbi 8,000 denarë shtesë të për sigurim banesor pas përfundimit të katër viteve të shërbimit në Ushtri.

Kandidatët për ushtarë profesionistë mund ta paraqesin aplikimin në mënyrë elektronike së bashku me dokumentet e nevojshme në [email protected] dhe në Departamentin e Mbrojtjes në vendbanimin, duke i bashkangjitur dokumentat e nevojshme.

Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se gjatë punësimit do të merren parasysh përfaqësimi i duhur dhe i drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha komuniteteve duke i respektuar kriteret e pranimit.

Informacione më të hollësishme në lidhje me Shpalljen Publike mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes www.mod.gov.mk.ks.

Postime të ngjashme

Edhe Greqia rrezikohet nga paralajmërimet e Bajdenit nëse punon kundër Marrëveshjes së Prespës

Zekirija Haxhiu

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...