Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Hapet muzeu i çokollatës në Zvicër

Kompania e ëmbëlsirave Lindt ka hapur një muze për çokollatë në Zurich të Zvicrës.

E quajtur “Shtëpia e Çokollatës Lindt”, ajo është hapur më 13 shtator ku janë ftuar admiruesit të futen brenda markës për një mori eksperiencash.

Muzeu është hapur nga Fondacioni Kompetent i Çokollatës Lindt me qëllimin që të promovojë çokollatën që prodhohet në Zvicër, transmeton KOHA.

Muzeu përfshinë një ekspozitë prej 16,000 metra katrorë të historisë së çokollatës, një dhomë testimi, një linjë prodhimi me pamje të hapur, klasa për prodhimin e çokollatës dhe dyqani më i madh në botë i çokollatës Lindt.

“The piece of resistance” është një fontanë 30 metra prej së cilës rrjedh “çokollatë e shkrirë” në një pjesë tjetër të çokollatës e modeluar nga Lindor të njohura si “truffle”, shkruan The Sun.

“Fontana e çokollatës është pjesa kryesore e Shtëpisë Lindt të Çokollatës”, ka thënë Ernst Tanner, president i Fondacionit.

Anëtari i Këshillit Federal zviceran, Ueli Maurer ka theksuar rolin e rëndësishëm që luan çokollata për Zvicrën.

“Çokollata është pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe industria e çokollatës është sektor ekonomik jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë”, tha ai.

Postime të ngjashme

Shkoi për të pirë, gruaja amerikane u mërzit shumë kur pa përshkrimin që i ishte bërë në faturë

S.B.

Shoferi i kamionit bëri një manovër të gabuar dhe përfundoi në çatinë e një garazhi në Itali

S.B.

Dhjetë fotografi që do të duhet t’i shikoni dy herë, për të kuptuar se çfarë po ndodh në to

S.B.

Videoja virale e qenit që e shpëton qenin tjetër nga mbytja në pishinë

S.B.

Gruaja u shkurorëzua nga burri pasi vuri re një detaj në foton e tij

S.B.

Një mace “kurioze” u ngjit me alpinistët në majën e një mali zviceran

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...