Hapet Qendra për Ndihmë të Parë Psikologjike dhe Mbështetje Psikosociale

Shkup, 9 korrik – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta hapë Qendrën për Ndihmë të Parë Psikologjike dhe Mbështetje Psikosociale.

 

Fushëveprimi i punës së Qendrës për Mbështetje Psikosociale të Kryqit të Kuq do të jetë zbatimi i aktiviteteve të qëndrueshme për ndërtim të kapaciteteve qytetare dhe kombëtare për sigurim të ndihmës së parë psikologjike dhe mbështetjes psikosociale për qëllime të ndryshme grupore.

Përveç kësaj do të prezantohet modeli për dhënie të ndihmës së parë psikologjike dhe ndihmës psikosociale dhe mbështetje.

Siç është paralajmëruar, në hapje do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husejin, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti, bashkëshortja e presidentit Elizabeta Gjorgjievska.

Related posts

Spasovski: Shtetasit e diasporës më lehtë do t’i marrin dokumentet personale

D V

KSI planifikon masa për mbrojtje nga Delta, lloji i ri i korona virusit

Z H

Maqedoni: Do të krijohet sistem elektronik, qytetarët do të mund të ankohen për administratën publike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com