Agjencia Zhurnal.mk

Hapet sheshi i parë për biçikleta në Shkup-Veloshtad

Shkup, 29 shtator – Zhurnal.mk – Në korrniza të Qendrës Transportuese në Shkup sot ishte hapur sheshi i parë për biçikleta – Veloshtad. Veloshtad përveç mbajtësve për parking të sigurt të biçikletave dhe stacionit servisues për biçikleta, përfshin edhe garderober për veshëmbathje të shpejtë, kabina për parkim të gjatë të biçikletave, shadërvan për ujë për pije, dhe pajisje adekuate urbane e cila plotësisht e humanizon këtë hapësirë.

– Veloshtad – sheshi për biçikleta në qytetin tonë është këtu në Stacionin policor, lokacion i cili së bashku me Skopje Lab nga 11 ofertat e zgjodhën pikërisht për çiklistët. Këtu hapim për herë të parë vend ku biçikletat do të jenë të sigurta dhe çiklistët do të munden t’i lënë këtu dhe të vazhdojnë të shfrytëzojnë transport publik ose tren dhe të munden të sigurt të kthehen me biçikletë, me çka mundësojmë kombinim të lëvizjes urbane në qytetin tonë”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili së bashku me ambasadorin e delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir, ka marrë pjesë në hapjen e Veloshtadit.

Kjo, potencon kryetari i Qytetit të Shkupit, është realizimi i idesë të zbatohet parimi i multimodalitetit në politikat çikliste me të cilat qytetarëve u ofrohet mundësi të sigurt t’i parkojnë biçikletat e tyre te Qendra transportuese prej ku do të munden të vazhdojnë të përdorin tren, autobus ose ndonjë nga autobusët e linjave urbane dhe periferike të NQP-së Shkup.

Shefi i delegacionit të BE-së, Gir theksoi se kjo është një nga mënyrat të zvogëlohet produksioni i gazrave të dëmshëm dhe të mundësohet ajër më i pastër dhe se kjo është në frymën e Javës evropiane të sivjetme të mobilitetit dhe Javës evropiane të sportit, motot e së cilës janë “Mobilitet me zero emision të gazrave” dhe “Bëhu aktiv”.

Çiklizmi dhe ecja, tha Gir, janë të thjeshta dhe mënyrë praktike se si ne mund të ndihmojmë të mbesim të shëndetshëm dhe në formë të mirë, por në të njëjtën kohë edhe të kontribuojmë në plotësimin e qëllimeve për emision të zvogëluar të gazrave.

Sipas informatave që i kam, tha Gir, numri i çiklistëve në Shkup dukshëm është rritur gjatë korona krizës, që është mirë, por në disa pjesë të qytetit nevojitet edhe infrastrukturë adekuate, përparim i ndërtimit të përhershëm dhe asaj të re.

Ky shesh për biçikleta është rezultat i revizionit të zbatuar të politikave çikliste të cilën Qyteti i Shkupit e zbaton me mbështetje të tërësishme nga Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).

Në Veloshtad është vizatuar edhe mural, i përpunuar me mbështetje të tërësishme të Zyrës së delegacionit të BE-së në Shkup, ndërsa stacioni servisues i cili është vendosur këtu është marrë nga velo partnerët shumëvjeçar të Stopanska Bankës.

Parkingu i biçikletave me të cilin urbanizohet pjesa e Qendrës transportuese është zgjidhje ideore e Tea Damjanovska dhe Mihailo Stojanovski dhe është mbështetur nga Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ). Delegacioni i Bashkimit Evropian e plotëson zgjidhjen urbane me mural i cili e vë theksin e vlerës nga transporti i arritshëm me zero-emisione për secilin dhe i nxit njerëzit të kenë stil më të shëndeshëm të jetës gjatë gjithë vitit. Murali, i financuar nga BE-ja, është vepër e tre artistëve të diplomuar: Sanja Simoska, Sali Ertunc dhe Brankica Jordankovska.

ОТВОРЕН ПРВИОТ ВЕЛОШТАД ВО СКОПЈЕ

Имам големо задоволство да го отвориме првиот ВЕЛОШТАД – плоштад за велосипеди во нашиот град, овде кај Железничката станица, локација којашто заедно со Скопје Лаб од 11 понудени ја избраа токму велосипедистите. Овде отвораме за првпат место каде што велосипедите ќе бидат безбедни и ќе може велосипедистите да ги остават тука и да продолжат да користат јавен транспорт или воз и да се можат безбедно да се вратат со велосипед со што овозможуваме комбинирање на урбаното движење во нашиот град. Овој прекрасен мурал зад нас е изработен со целосна поддршка на Канцеларијата на делегацијата на ЕУ во РСМ и токму заради тоа амбасадорот Дејвид Гер е денеска тука со нас на пуштањето во употреба на овој нов функционален простор за скопските велосипедисти. Сервисната станица која е поставена тука ја добивме од нашите долгогодишни вело партнери од Стопанска Банка.

Posted by Петре Шилегов on Tuesday, September 29, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...