Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Hapet spitali Covid-4, Brataj: Na lini të qetë të punojmë

Zhurnal Ads

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj kërkoi që ndaj mjekëve dhe stafit të shëndetësisë të mos ushtrohet presion, por të lejohen që të bëjnë punën të qetë.

Çdo hallkë që shtohet është pjesë e shërbimit shëndetësor, ne nuk kemi të ndarë spitalet, 1, 2, 3, 4 apo  qendra kombëtare, jemi të gjithë shërbimi shëndetësor i Shqipërisë. Në çdo hallkë do të jemi gati. Vetëm bashkëpunimi me njëri tjetrin, nuk ka rrugë tjetër, thjeshtë të la lënë të qetë të punojmë në këtë pandemi, jo nën presion, të punojmë për pacientët” tha ai.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi mbrëmjen e sotme hapjen e spitalit Covid-4. “Në spitalin COVID4, me stafin mjekësor që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit. Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë.

Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me armikun e padukshëm” tha ministrja.  Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Duam ngrohje”, rinisja e viti shkollor në Elbasan pritet me protesta

S.B.

“Fjalë të çmuara”- Rama poston shprehjen e njohur të Jorenim De Radës

S.B.

Covid-19 “prek” arsimin në Elbasan, Durrës dhe Kamëz

admin

Mjekët paralajmëruan protestë, Policia: Nuk lejohen tubime për shkak të Covid, Rama i fton në takim

admin

Me BMW të vjedhur, arrestohet anglezi në Durrës

admin

Rama paralajmëron notë proteste ndaj Serbisë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...