Maqedoni

Hapja e çerdheve vihet në pikëpyetje!?

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator, zhurnal.mk – Vetëm një ditë pasi Qeveria vendosi që çerdhet të nisin me punë më 9 shtator, drejtorët kanë përveshur mëngët për pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve. Megjithatë, çerdhet do të përballen me mungesë të kuadrit, sepse në rrethanat aktuale shumë prej punonjësve në këto objekte kanë fëmijë nën moshën 10 vjeçare, të cilët më vendim të Qeverisë lirohen nga puna. Më vendim të ekzekutivit edhe të sëmurët kronik duhet të lirohen nga puna dhe kjo edhe më tepër e vështirëson punën me mungesën e kuadrit. Drejtoresha e çerdheve“ Fidani”, Gëzime Bakiu thotë për Alsat se rreth 80% e të punësuarve kanë fëmijë nën 10 vjeç.

“Një problem me të cilin po ballafaqohemi dhe për të cilin aktualisht nuk kemi zgjidhje është se rreth 80% e të punësuarve janë prindër që kanë fëmijë të moshës nën 10 vjeç, të cilët me vendim të Qeverisë lirohen nga puna. Nga njëra anë ne kemi nevojë që ato të kthehen në punë, pasi që duhet të përgatitemi dhe nga ana tjetër, kanë të drejtë të mos vijnë sepse ligji ua mundëson diçka të tillë- deklaroi Gëzime Bakiu- Drejtoresh e Çerdheve “ Fidani”.

Drejtoresha e çerdheve në Tetovë, Ramije Dauti, nga ana tjetër thotë se për të shmangur mungesën e kuadrit kanë shqyrtuar një propozim për këtë kategori të të punësuarve, që fëmijët t’i sjellin në çerdhe dhe kështu të vazhdojnë edhe të punojnë.

“Në si çerdhe u ofrojmë që të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe dhe normalisht të punojnë nga vendi i punës. Prindërit që kanë përkujdesur vitin e kaluar fëmijët e tyre nëpër çerdhe, kanë detyrim të sjellin dy vërtetime. Deri tani kemi 140 fëmijë që do të kishin ardhur menjëherë në çerdhe. Ne do të pranojmë edhe fëmijë të rinj, sepse kemi më shumë kapacitet mirëpo përsëri do të shkohet me dy vërtetime, sepse prindërit duhet të jenë në punë- deklaroi Ramije Dauti- drejtoresh e çerdheve- Tetovë.

Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale thotë se në çerdhe do të rikthehen rreth 19 000 fëmijë apo gjysme e atyre që ishin të regjistruar një vit më parë. Grupet edukuese me fëmijë deri në moshën 2 vjeçare nuk duhet të kenë më shumë se 6 fëmijë, kurse grupet me fëmijë nga mosha 3 deri 10 vjeçare nuk duhet të kenë më shumë se 15 fëmijë. Në çdo grup duhet të jenë dy edukatore.

Protokolli me 26 pika ndër të tjerat obligon drejtuesit e këtyre objekteve që çdo ditë të bëjnë dezinfektim të automjeteve që furnizojnë çerdhet me ushqim, të lojërave të fëmijëve. Krevatet do të duhet të vendosen në një distancë prej 1.5 metrash dhe fëmijët do të duhet të flenë të gjithë në të njëjtin krah. Të punësuarit do të duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse vazhdimisht.

Postime të ngjashme

Moti sot

XH,I

Mësimi me prani fizike pritet të realizohet në shumë pak shkolla

T E

KRRE takim me EVN dhe MEPSO: Kompanitë energjetike të gatshme për sezonin dimëror

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...