Hapja e ekspozitës së artistit Bardh-I Rafet Jonuzi-T në Çifte Hamam

nga D V

Shkup, 26 qershor – Në Galerinë Nacionale  – Çifte Hamam sot në orën 19:00, do të hapet ekspozita “Poi piovve dentro a l’alta fantasia” ose “Dhe pastaj binte shi në fantazinë e thellë”, e cila është një dialog artistik multimedial ndërmjet Bardh-I Rafet Jonuzi-T, artist nga Presheva që jeton dhe punon në Austri dhe miqve të tij artistë nga vende të ndryshme. Në ekspozitë do të flasin ambasadori i Austrisë, Martin Palmer, drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dita Starova Qerimi dhe mysafirët, pjesëmarrës në ekspozitë.

 

Në dialogun artistik marrin pjesë edhe artistë nga vende të ndryshme: Maria Anvander – Austri, Gotfrid Begtolld – Austri, Soren Dallgard – Danimarka, Sasha Bukviq, “Xvono” – BdheH, Huda Takriti – Siria dhe Austri, Teuta Jonuzi – Sllovaki dhe Austri, Mihaell Kos – Austri, Marek Kvetan – Sllovaki, Arjeta Mala – Kosovë dhe Holandë, Kristin Vncell – Gjermani dhe Rumania dhe Sllavica Janeshlieva dhe Igor Sekovski nga Maqedonia.

Kurator i projektit është Ana Frangovska, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur për publikun tërë muajin.

Fotografia: Galeria Nacionale Çifte Hamam

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More