Agjencia Zhurnal.mk

Hapja e kazinove, sociologët: Bien pre të varfrit

Rikthimi i kazinove në kryeqytet shihet me skepticizëm nga sociologët. Edhe pse loja në kazino është një menyre argetimi që nuk mund t’ju mohohet qytetarëve, ajo ka rreziqet e veta.

Sociologu Gëzim Tushi: ”Është një medalje me të dyja anët. Nga njëra anë plotësojnë një kërkesë normale, humane të njerëzve që duan të luajnë. Në këtë rast është fjala për ata që kanë mundësi të luajnë, duke shmangur sa të jetë e mundur ata njerëz që besojnë se përmes lojërave të fatit mund të pasurohen. Kjo është gracka dhe rreziku i lojërave të fatit.”

Ndryshe nga vendet perëndimore, në vendin tonë këto institucione frekuentohen kryesisht nga familjet më të varfra.

Sociologu Gëzim Tushi: ”Në përgjithësi, klientët kryesore janë të varfrit, ky është një paradoks që duhet ta pranojmë. Të varfrit, të ndodhur keq ekonomikisht, mendojnë se ka një rrugë që mund të pasurohen, dhe këto janë lojërat e fatit dhe kumari. Në të vërtetë, historia ka treguar se kjo ide është e gabuar.”

Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare shuma e kapitalit për paisjen me një licencë për Kazino duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë.

Subjektet për t’u liçensuar në kategorinë kazino duhet që të plotësojnë një listë të gjatë dokumentash ku ndër të tjera të tregojnë burimin e të ardhurave, të kenë në objekt të aktivitetit të tyre lojërat e fatit, të jenë transparentë në rastin e aksionerëve kur janë më shumë se një dhe në rast të transferimit të liçencës duhet të njoftojnë autoritetin kontraktor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...