Agjencia Zhurnal.mk

Hapja e kufijve pa test PCR, Qytetarët: Vendim i mirë, nuk mund të ndahemi

Shkup, 11 tetor – Qytetarët e anketuar nga TVM2 mirëpresin vendimin për hapje të kufijve me rajonin pa PCR test. Ato thonë se kanë kohë pa i parë të afërmit e tyre dhe do të shfrytëzojnë momentin e parë për ti vizituar ata. Megjithatë vizitat e tyre kryesisht në Kosovë do të varen edhe nga gjendja epidemiologjike me virusin korona.   

“Ekonomia nuk k apse të bllokohet. Kush e ka të shkruar do ta kalojë. Virusin do ta kalojnë të gjithë se s’bën. Më vjen mirë që do happen kufijtë”…”Nuk është dashur të mbyllen fare. Gjithsesi edhe për ekonominë e për të gjitha është më mirë. Seicili prej nesh ka lidhje me Kosovën”….”Si mos me u hap, bile e kan tepruar. U prishëm me të gjithë, mos me guxu me pa evladin tënd.”, thanë qytetarët e anketuar nga TVM2.  

Vendi ynë dhe edhe katër vende të tjera nga rajoni me iniciativë të përbashkët në koordinim të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosën që të lejojnë hyrje pa paraqitjen e PCR testit negativ në vendkalimet kufitare. Me këtë nga 12 tetori do t’u mundësohet hyrje pa pengesa shtetasve nga Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, ndërsa në mënyrë reciproke është dakorduar edhe qytetarët e vendit tonë të udhëtojnë në këto vende pa treguar vërtetim mjekësor.   

Vendimi është sjellë me propozim dhe mendim pozitiv prej Komisionit për sëmundje ngjitëse, sipas të cilit deri në këtë moment nuk ka indikacione apo numër të lartë të rasteve pozitive të importuara nga shtetet e huaja, e me atë nuk ka edhe rrezik të lartë për shëndetin publik. Para se gjithash miratimi i një vendimi të këtillë është bërë për shkak të realizimit të nevojave të domosdoshme të qytetarëve, me ç’rast Qeveria bën thirrje që udhëtimi të reduktohet dhe të jetë kryesisht për nevoja të domosdoshme dhe me zbatim të plotë të të gjitha masave për mbrojtje personale nga Kovid-19. Obligim për test PCR deri më tani nuk kishin vetëm për hyrje në Shqipëri dhe në Turqi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...