Maqedoni

Hapja e kufirit me Kosovën, qytetarët: Janë vonuar, ta hapin sa më shpejt

Zhurnal Ads

Shkup, 3 tetor – Edhe pse ditë më parë, Komisioni për Sëmundje Infektive propozoi  hapjen e kufijve me fqinjët, pa test PCR,  autoritetet e larta shtetërore, ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar.

Në parim ka një dakordësi mes minisrave të shëndetësisë së Maqedonisë së Veriu, Kosovës, Shqipërisë e Malit të zi, por meqë vendimi për hapjen e kufijve duhet të jetë i njëkohshëm për të gjitha vendete  rajonit, pritet ende dakordim edhe nga Serbia dhe bullgaria e kjo cështje do të duhet të diskutohet e të vendoset këtë javë që vjen.

Qytetarët, sidomos ata shqiptarë që TVM 2 i anketoi, apelojnë që kufiri me Kosovën  të hapet sa më shpejt. Kufizimet aktuale në kalimin e kufirit, kanë bërë që shumë qytetarë me muaj të mos takohen me familjet e tyre të ndarë në të dy anët e kufirit. Por edhe në aspektin ekonomik,  RMV shkëmbimin tregtar më të lartë e ka me Kosovën.

“Kufiri u ka vonu bile dhe duhet sa më shpejt  të hapet. Për cfar arsye, sepse po mos të jetë Kosova, Maqedonia shkon në kapitullim. Ka edhe shkaqe familjare, edhe qytetarët kanë ndërlidhje familjare cka kanë marë andej ka Kosova, por edhe për shkak tregtisë, sepse pa mos me kanë Kosova si shtet që t’i marë prodhimet e bujqësisë, RMV kapitullon” – tha një qytetar.

“Duhet të hapet, sepse i kemi familjet edhe atje edhe këndej, dhe duhet me u afru sa më afër gjithmon sepse jemi përmallu” – u shpreh një tjetër qytetar.

 “Po kufini duhet të hapet, bile është vonuar, e tani kjo është puna e shteteve, unë jam që sa më parë të hapet” – deklaroi një qytetar i intervistuar nga TVM2.

Heqjen e testit PCR dhe hapjen e kufirit,  ditë me parë e kanë kërkuar edhe nga klubi i Prodhuesve të Kosovës, të cilët kërkuan nga Qeveria e Kosovës, por edhe nga autoritetet e Maqedonisë së veriut,  që të heqin testimin e detyrueshëm. Sipas tyre kjo ka vështirësuar lëvizjen dhe shkëmbimin tregtar.

Postime të ngjashme

685 gjoba për mosmbajtjen e maskës

T E

Ahmeti: Nëse në Kuvend ka interpelancë, Talat Xhaferi të veprojë sipas rregullores

R ZH

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për “Target-Fortesa”

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...