Agjencia Zhurnal.mk

Hapja e negociatave/ Cakaj: Një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike

“Një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike”, e cilësoi sot, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, vendimin e ministrave të Çështjeve Europiane të vendeve të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Të dua përtej fjalëve, Shqipëri! Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë!”, tha Cakaj.

“Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi”, theksoi Cakaj.

Ky, tha Cakaj, “është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Europian! Urime të gjithëve!”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...