Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Hapja e negociatave/ Di Maio: Lënia e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së, gabim historik

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio  e ka quajtur një gabim historik lënien jashtë BE-së Ballkanin Perëndimor, duke treguar edhe një herë mbështetje për përhapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për median italiane ” Il Piccolo”, i pyetur nëse do të ketë lajme të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut, Di Maio u shpreh se një vit pas vendimit për të hapur negociatat, vonesat e mëtejshme do të ishin të papranueshme.

“Lënia e këtyre vendeve jashtë BE-së do të ishte një gabim me rëndësi historike, një miopi e pajustifikuar politike që do të favorizonte palët e treta jo domosdoshmërish të interesuara në integrimin e plotë të rajonit në Bashkimin Evropian. Një viti nga vendimi për të hapur negociatat me Shkupin dhe Tiranën, vonesat e mëtejshme nuk janë të pranueshme. Në Bruksel javën e kaluar theksova se besueshmëria e të gjithë procesit të zgjerimit rrezikon të dëmtohet nëse nuk do të duhet ta zhbllokojmë këtë vendim dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur derisa të arrihet ky rezultat”, tha ministri italian.

Postime të ngjashme

Gara për kryetarin e PD-së, kryeson Lulzim Basha

Dafina Vidishiqi

Publikohen rezultatet e para për garën brenda PD

Dafina Vidishiqi

Rama pas nënshkrimit të marrëveshjes për 5G: Shqipëria përherë krenare të jetë krah SHBA-së

Dafina Vidishiqi

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike

Dafina Vidishiqi

Qyteti i Vlorës i gatshëm për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve

Dafina Vidishiqi

Sot votohet për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me tre kundërkandidatë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...