Agjencia Zhurnal.mk

Hapja e pikës kufitare Stançiq-Bellanoc në duart e Zyrave të BE-së në Prishtinë e Shkup

Prishtinë/Shkup, 4 janar – Hapja e pikëkalimit kufitar Stançiq-Bellanoc që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut ishte paralajmëruar në janar të vitit 2019. Po bëhen një vjet që kur hapja e këtij pikëkalimi është shtyer disa herë. Zyrtarë të MPB-së javë më parë thanë se janë duke pritur Zyren e BE-së në Kosovë për të bërë hapjen. Ndërkaq Zyra e BE-së në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se data e hapjes së këtij pikëkalimi do të vendoset në pajtim me delegacionin e BE-së në Shkup dhe autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme kishin paralajmëruar hapjen e këtij pikëkalimi kufitar vazhdimisht gjatë 2019-ës. Fillimisht ishte thënë se do të hapet në gusht, pastaj në nëntor e së fundi në mesin e dhjetorit, por që nuk u realizua.

Zyrtarë të MPB-së për Gazetën Express kanë deklaruar se janë duke e pritur Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë për të koordinuar punën e agjendës për hapjen zyrtare të pikëkalimit kufitar.

Zëvendësministri i MPB-së, Izmi Zeka ishte shprehur se Zyra e BE-së u kanë kërkuar edhe pak kohë pasi disa nga zyrtarët e tyre nuk janë në Kosovë.

“Zyra e BE-së në bazë të bisedave që kemi pasur kanë kërkuar që të presim edhe pak kohë pasi disa nga zyrtarët e tyre nuk janë në Kosovë dhe kjo është informata që kam sa i përket kërkesës së tyre për të pritur edhe pak”, kishte thënë zëvendësministri.

Gazeta Express ka kontaktuar Zyren e BE-së në Kosovë në lidhje me vonesat për hapjen e pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe kur parashikohet të hapet për qarkullim.

Zyra e BE-së në Prishtinë kanë deklaruar se punimet janë kryer dhe se data e hapjes do të vendoset në pajtim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

“Punimet janë kryer vetëm para disa ditësh dhe data e inaugurimit tani do të vendoset në një marrëveshje me të gjitha palët, duke përfshirë autoritetet nga Maqedonia Veriore dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup”, thuhet në përgjigjen e Zyres së BE-së në Kosovë.
Po ashtu nga Ministria e Punëve të Brendshme kishin deklaruar se në gjashtë muajt e parë do të lejohen për qarkullim vetëm njerëzit dhe veturat.

“Në këtë pikëkalim kufitar në gjashtë muajt e parë nuk do të ketë aspekte komerciale do të thotë nuk do të kalojnë tonazhet e larta me mallra, por vetëm njerëzit dhe veturat kurse pas gjashtë muajve do të kenë të drejtë të gjitha llojet e automjeteve edhe për aspekte komerciale të shfrytëzojnë këtë pikë kalim kufitar”, thuhej në përgjigjen e MPB-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...