Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Hapja e sezonit turistik dhe kufiri me fqinjët/ Do t’i pranojë Greqia qytetarët e vaksinuar me Sinovac dhe Sputnik? Skenarët që ka në dispozicion qeveria greke

Greqia pritet që të hapë sezonin turistik më 15 maj dhe njëherazi edhe kufijtë me shtetet fqinje mes tyre dhe Shqipërinë, në 14 maj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Turizmit, Haris Theocharis, rreth një muaj më parë.

Sigurisht asokohe ministri grek theksoi se kjo gjë do të bëhet duke respektuar protokollet për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ne do të hapemi më 14 maj. Ne do të hapim të gjitha vendkalimet tokësore, në mënyrë që të mos kemi vështirësitë që kemi pasur vitin e kaluar”, shpjegoi Theocharis dhe shtoi se “testet në aeroporte do të jenë më të shpejta dhe nuk do të na duhen njëzet e katër orë më vonë për t’i marrë turistët nga hotelet ku janë akomoduar dhe për t’i dërguar në hotelet e izolimi siç janë quajtur ndryshe. Kjo sepse ne do të jemi në gjendje ta bëjmë izolimin direkt në aeroporte dhe të jemi shumë më të sigurt. Ose, përkatësisht, nëse dikush vjen me makinën e tij në kufirin rrugor, ai do të jetë në gjendje të kthehet në atdheun e tij nëse dikush nga familja do të gjendej pozitiv”.

Certifikata e vaksinimit

Athina është një ndër vendet që po investon shumë në futjen nga Bashkimi Evropian të certifikatës së vaksinimit që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve që duan të udhëtojnë.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, ajo po hyn në marrëveshje bilaterale me vendet nga të cilat pritet një numër i madh i turistëve.

Sipas informacionit të sigurt nga “Protothema” në ditët në vijim pritet të njoftohen dy iniciativa të rëndësishme për të lehtësuar vizitorët që duan të kalojnë pushimet në Greqi:

E para: Greqia, përveç vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA ) do të pranojë gjithashtu dokumente që vërtetojnë vaksinimin e vizitorëve me Sputnik, vaksinën ruse, dhe me Sinovac, vaksina kineze.

Marrja e këtij vendimi vjen pasi Greqia pret shumë turistë nga vendet, popullatat e të cilave janë vaksinuar me këto dy vaksina, përfshirë edhe Shqipërinë, ku një pjesë e mirë e qytetarëve kanë marrë vaksinën Sinovac.

E dyta: Autoritetet Greke janë të gatshme të zbatojnë një plan për kryerjen e testeve diagnostike (të shpejtë ose të vetë-testit ) për të gjithë turistët që mbërrijnë në vendin e tyre dhe kërcënohen me karantinë kur të kthehen në vendet e tyre.

Detajet e planit të përgatitur nga stafi qeveritar nuk janë njoftuar ende, pasi diskutimet janë duke u zhvilluar me operatorët turistikë, por edhe me ofruesit e shërbimeve shëndetësore.

Diskutimet janë nga njëra anë se kush do të përballojë koston e testeve diagnostike, që do të jenë falas për turistët dhe nga ana tjetër, si do të funksionojë në mënyrë efektive dhe pa pengesa burokratike mekanizmi që do të vërtetojë që vizitorët tanë largohen nga vendi në mënyrë të sigurt, kështu që nuk ka asnjë arsye për t’i karantinuar ata.

Pavarësisht nga pasiguria e përgjithshme që mbizotëron ende në mënyrë të justifikueshme në tregun e turizmit, ditët e fundit, siç theksojnë aktorët e industrisë, ka pasur një përmirësim të klimës që i atribuohet rritjes së vaksinave në Evropë.

Postime të ngjashme

Bombardohet një treg në një qytet në Etiopi, 43 njerëz u vranë dhe 33 janë zhdukur

Dafina Vidishiqi

Avokatët e Navalnyt publikuan ​​detaje të vendimit mbi ekstremizmin

Dafina Vidishiqi

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Dafina Vidishiqi

Përgjaket mbledhja e prindërve me zyrtarët e arsimit në Virginia

Dafina Vidishiqi

Blinken: Rrjedha Veriore 2, një projekt gjeopolitik rus

Dafina Vidishiqi

Izetbegoviq i thotë Vuçiqit: Kosova dhe Republika Serbe nuk mund të krahasohen, ju kryet gjenocid në Kosovë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...