Hapje e Qendrës së parë për mbështetje të familjeve nën kujdes

Shkup, 26 korrik – Në Shkup sot do të hapet Qendra e parë për mbështetje të familjeve nën kujdes që do të funksionojë pranë Institucionit publik për fëmijë “11 Tetori”- Shkup.

 

Siç kanë informuar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, detyra kryesore e Qendrës për mbështetje të familjeve nën kujdes është të mbështesë, të ndihmojë dhe orientojë familjet nën kujdes me qëllim të sigurimit të kujdesit adekuat të fëmijës të akomoduar tek ta.

Njëherësh, shtojnë se do të kryhet vlerësim, trajnim dhe përgatitje të familjeve të ardhshme nën kujdes. Mbështetja është siguruar nga ekip profesional pranë Qendrës.

Në ngjarjen do të flasin ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Patricia Di Xhovani si dhe Sonja Stamevska, drejtore e Institucionit publik “11 Tetori”.

Related posts

Tetë ditë paraburgim për pesë të arrestuarit në protestat në Tetovë

Redaksia

Escobar: BE të mos shtyjë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

D V

Hapet Qendra për ndihmë të parë psikologjike dhe mbështetje psikosociale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More