Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Haraçinë, deponitë – çështje e pazgjidhur

Shkup, 6 shkurt, Zhurnal.mk – Gjendja me deponinë e egër që gjendet mbi komunën e Haraçinës është katastrofale. Përveç mbeturinave të tepruara, ajo deponi përfshihet kohë pas kohe nga zjarret që kundërmojnë erë të keqe, me çka tmerrohen edhe më shumë banorët e kësaj zone.

Një ditë më parë në rrjetet sociale u shpërndanë edhe disa fotografi që tregonin se si kamioni i ngarkuar me mbeturina zbrazet mu në këtë deponi e cila tashmë rreth vetes mbledh edhe dhjetëra qen.

Ata përveç që shpërndajnë mbeturinat përgjatë rrugës, shpesh shqetësojnë edhe kalimtarët, qoftë duke udhëtuar drejt fshatrave përreth, apo drejt varrezave të fshatit dhe varrezave të dëshmorëve. Në territorin e komunës së Haraçinës nuk është vetëm kjo deponi. TVM2 ishte edhe në rrugën që çon për në Nikushtakë, Orallancë dhe Mojancë, ku gjendet një deponi tjetër.

Nga komuna Haraçinës pranojnë se çështja e deponive të egra vazhdon të mbetet e pazgjidhur, por theksojnë se vazhdimisht bëjnë përpjekje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Shpresën e shohin në krijimin e deponive rajonale.

“Duke e pasur parasysh se problemi me doponitë e egra për fat të keq ende paraqet brengë të nivelit republikan, ne si komunë vazhdimisht bëjmë aktivitete dhe përpjekje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e së njëjtës në territorin e komunës sonë. Nga këtu lusim edhe qytetarët që mos të hedhin mbeturina, pasi ambienti dhe mjedisi janë vital për shëndetin tonë. Deponitë e egra janë problem në të gjithë vendin dhe është problem që haset kudo. Ka paralajmërime për krijimin e deponive rajonale dhe shpresojmë që sa më shpejtë si rajon të kemi një deponi të përbashkët, e cila do të ketë edhe komponentën ekonomike.”,- thuhet në përgjigjen e Komunës.

Zgjidhja për deponitë e egra është premtuar edhe nga pushteti qendror, por edhe pse ky problem është prej vitesh, vazhdon të mbetet i pazgjidhur për banorët e Haraçinës. (TVM2)

Postime të ngjashme

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...