Haradinaj: Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kreut të Qeverisë, Albin Kurti, i cili ende ndodhet në Greqi.

 

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, e ka pyetur Kurtin nëse do të kthehet në Kosovë, apo ia ka lënë Qeverinë siç ka thënë Hysenti e Liburnit.

“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet”, tha Haradinaj.

Tutje ka reaguar edhe për deklaratën e zëvendësminsitrit Hysen Durmishi lidhur me taksën shtesë prej 5 eurove, për automjetet.

Durmishi tha se “kjo marrëveshje si proces ka filluar në vitin 2018 në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Ramush Haradinaj e Ministria nga Pal Lekaj”.

E Haradinaj, e ka demantuar duke e quajtur manipulim dhe dezinformatë.

Po ashtu e ka pyetur Durmishin “pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjete”?

Sipas tij, tenderi për taskën e re ka qenë i anuluar.

“Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim”, tha më tej.

“Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin”, shkroi Haradinaj.

Ndryshe, procesi i vendosjes në fuqi të taksës shtesë për ofrimin e tiketave ngjitëse për automjete, i cili pritet të hyjë në fuqi nga 1 shtatori i këtij viti bazuar në një vendim të Qeverisë Kurti, ishte anuluar në nëntor të vitit 2019 në kohën e Qeverisë Haradinaj.

Më 4 nëntor 2019, Zyra e Sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës kishte anuluar raportin e komisionit vlerësues të formuar nga MI-ja që kishte bërë vlerësimin e ofertave të kompanive private për ofrimin e tiketës ngjitëse për automjete.

Related posts

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Vaksina antiCOVID-19 nuk ka mikroçip

D V

Ulet numri i të infektuarve me Kovid-19 në Kosovë

N E

Abdixhiku kritikon Qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë: Qytetarë, vaksinohuni dhe mbrohuni – nga shteti mos prisni gjë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More