Kosovë

Haradinaj ankohet para Gjykatës se nuk ia lanë numrat e familjarëve

Zhurnal Ads

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, raporton Gazeta Express.

Ai tha se familja e tij nuk e ka ditur se ka arritur mirë në Hagë dhe se për arrestimin e ka kuptuar nga mediat.

Pas tri-katër ditë e kanë marrë vesh familja që kam arritur mirë në Hagë. Për arrestim e kanë marrë vesh nga mediat”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se nuk ia kanë lënë numrat e familjarëve, ndonëse ai i ka pasur ata në telefonin e tij personal.

Ai tha se nuk ka biseduar me familjarët e tij deri mbrëmë.

Haradinajt pasi që i është kërkuar të bëjë prezantimin, i janë lexuar edhe akuzat.

“Frikësim gjatë procedimit penal, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë të procedurave”, ka bërë të ditur gjyqtari.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Postime të ngjashme

Kosova goditet nga një tërmet tjetër

admin

Haradinaj: Ministrat i kishin dorëheqjet e përgatitura, ndryshimi i pikës për Ujmanin qetësoi koalicionin

admin

Grenell i përgjigjet Kurtit: Je gjithmonë kundër SHBA-së

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...