Agjencia Zhurnal.mk

Haradinaj: Baca Osman ishte shembulli i burrit shqiptar që ia kushtoi jetën lirisë së vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Osman Zhitisë, babait të heroit të Kosovës Afrim Zhitisë.

“Baci Osman nuk ishte vetëm babai i heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar, që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit”, tha Haradinaj në një postim në “Facebook”.

Haradinaj tha se dhimbjen për vdekjen e Zhitisë po e ndajnë bashkë me familjen e tij dhe me të gjitha ata që e kanë njohur atë.

“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shtoi ai. /Zëri

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...