Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haradinaj: Beteja e Koshares dëshmoi se UÇK është gjallë dhe nuk do të shuhet asnjëherë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Koshare në përkujtim të 22 vjetorit të Betejës së Koshares.

Haradinaj ka thënë se Beteja e Koshares dhe thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar ka dëshmuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është gjallë dhe asnjëherë nuk do të shuhet.

Në 22 vjetorin e kësaj beteje, Haradinaj bashkë me bashkëpartiak bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh në kompleksin memorial “Dëshmorët e Koshares”.

“Sot në përvjetorin e Epopesë së Koshares ndodhemi në memorialin ku pushojnë heronjtë e kësaj epopeje, pra që është një luftë e gjatë dhe dhe vërtet intensive dhe një kohë mjaft kritike për Kosovën. Është bërë përpjeke të gjatë për të dëshmuar se UÇK në teren nuk ekziston. Serbia në atë kohë thoshte se në atë kohë po luftonte vetëm NATO. Fillimi i kësaj beteje, thyerja e kufirit në atë kohë shqiptaro-shqiptar ka qenë një porosi ndryshe, që jo vetëm që UÇK-ja është gjallë por asnjëherë nuk do të shuhet, do të jetë e fortë dhe ka pas një efekt të madh në zonën e Dukagjinit. Këtu kemi mbi 100 heronj që pushojnë e cila flet shumë”, tha ai.

Postime të ngjashme

Shefqet Krasniqi infektohet me COVID-19

Dafina Vidishiqi

‘Fyerje, provokime dhe tone të larta gjatë takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel’

Dafina Vidishiqi

Limaj për takimin e Kurtit me Vuçiq: I shkeli premtimet

Dafina Vidishiqi

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

Dafina Vidishiqi

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Dafina Vidishiqi

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...