Agjencia Zhurnal.mk

Haradinaj diskuton për mundësinë e investimeve me biznesmenin nga Omani

Prishtinë, 19 qershor – Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me investitorin nga Omani, Muhamed Al Barwani.

Ai e ka informuar atë për mundësitë që ofron Kosova për interesimin e tij në investimin e disa fushave, njofton Klan Kosova.

“Prita në takim drejtuesin e shumë kompanive dhe investorin nga Omani, Muhamed Al Barwani, me të cilin patëm një bashkëbisedim të hapur dhe të frytshëm rreth investimeve në Kosovë. E falënderova z. Al Barëani për interesimin që të investojë në sektorin minerar, të turizmit, bujqësi dhe sektorë të tjerë me potencial ekonomik të vendit duke e njoftuar atë për resurset që kemi, sa i përket këtyre fushave”.

“Si Qeveri jemi të fokusuar që investimet e huaja të jenë sa më të pranishme dhe në këtë drejtim kemi punuar që investitorëve t’u ofrojmë kushtet më të mira për investim, me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...