Haradinaj e Gucati në garë për kryetar të OVL-UÇK-së, Parduzi tërhiqet

nga Xh M

Ish drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e tyre për kryetar të kësaj organizate. Derisa, pretendenti tjetër Kapllan Parduzi u tërhoq nga kjo kandidaturë.

Sot në Kuvendin e pestë zgjedhor OVL-UÇK, pritet që të bëhet zgjedhja e kryetarit.

Në një fjalë rasti, Hysni Gucati tha se kandidaturën e tij për kryetar e shpalli për të vazhduar përkushtimin tij në mbrojtje të vlerave të luftës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Ai u zotua se do të kryej punën me dinjitetin në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së dhe veteranëve të luftës.

Ndërkaq, Nasim Haradinaj bëri thirrje që për këtë pozitë të zgjidhet më i devotshmi. “Nëse i plotësoj kushtet me devotshmëri iu ftoj për votim” u shpreh Haradinaj.

Ndërsa, Kapllan Parduzi u tërhoq nga kandidatura për pozitën e kryetarit të OVL-UÇK-së derisa potencoi se kjo kërkon përgjegjësi dhe është sfidë e madhe.

Sipas tij, viteve të fundit OVL-ja ka qenë inekszitente, siç tha ai duke mos u mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së.

Pavarësisht kësaj, ai iu uroj punë të mbarë kundërkandidatëve në procesin e votimit.

Ndërkaq, pati kundërshtime sa i përket shqyrtimit, miratimit dhe rregullores për zgjedhje, porse u dakorduan që të futet në rend të ditës me plotësim ndryshime. /KP/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More