Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haradinaj e thotë edhe para Speciales, nuk e njoh këtë gjykatë

Nënkryetari i OVL e UCK-së, Nasim Haradinaj  ka shprehur revoltën e tij edhe në seancën gjygjësore që është duke u mbajtur në Hagë.

Ai ka thënë se nuk e njeh këtë Gjykatë të cilët sipas tij deputetet e krijuan vetëm për të marrë pagat e tyre.

“Nuk njoh këtë Gjykatë, përkundër mandatin 5 vjeçar që ju ka jep Parlamenti , që ju ka skadu  me 2 gushtë. Ne jemi kundër kësaj Gjykatë, mirëpo faqezinjtë tanë e kanë bqë ju me ja arrestru qyetetarin ne me kindapu me sjellë këtu, Ju keni thy kushtetuen  e Kosovës”, ka thënë Haradinaj

Haradinaj u arrestua të premten në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Pos Haradinajt është arrestuar edhe kreu i veteranëve, Hysni Gucati. Ai pritet të dalë para gjykatës me datë 1 tetor në ora 15:00.

Postime të ngjashme

Hidhet një pako në drejtim të qendrës së paraburgimit në Prizren

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Ditën e Çlirimit: Pas krimeve të Serbisë, u ngritëm dhe ndërtuan shtetin

Dafina Vidishiqi

Moti për ditën e nesërme

Dafina Vidishiqi

Edhe një anëtar i PDK-së shpall kandidaturën për kryetar të Drenasit

Dafina Vidishiqi

Liria që nuk e priti çlirimin

Dafina Vidishiqi

Kërkohet mbështetje për fëmijët e mjekëve të vdekur në krye të detyrës në pandemi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...