Agjencia Zhurnal.mk

Haradinaj: Faji për mos-formimin e Qeverisë bie tek Vetëvendosja

Prishtinë, 17 janar – Zhurnal.mk – Gati dy muaj pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur që të merren vesh për koalicion qeverisës.

Madje zyrtarë të këtyre dy partive këtë javë kanë ashpërsuar komunikimet me njëri-tjetrin duke drejtuar akuza dhe kundër akuza për dështimin eventual të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Tërë këtë zvarritje të procesit për krijimin e Qeverisë, shef i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, fajin ia hedh Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se e tërë kjo tingëllon më shumë si mos gatishmëri e tyre për të udhëhequr institucionet.

“Zvarritja e krijimit të institucioneve më së shumti e godet qytetarin e Kosovës e më së paku partitë e dala fituese ose më saktësisht bartësin e këtij procesi, LVV-në si partia e parë që ka dalë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se ndarja e përgjegjësive nuk duket të jetë problemi i LVV-së dhe LDK-së.

“Ndarja e përgjegjësive nuk duket të jetë problem i tyre, më shumë tingëllon mos gatishmëria e tyre për të udhëhequr institucionet në këtë etapë tepër me rëndësi që po kalon vendi ynë”, u shpreh ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...