Agjencia Zhurnal.mk

Haradinaj i gëzohet lajmit për sponzorizim të sportit

Prishtinë, 27 qershor – Zhurnal.mk – Kryeministri Ramush Haradinaj e ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për votimin e ligjit për sponzorizim.

“Një etapë e re shpresëdhënëse për fuqizimin e sportit në Kosovë!”, ka shkruar ai në Facebook.

“E përgëzoj Kuvendin, që me votën e tij fuqizoi sportin dhe i jep krah sukseseve kulmore të sportistëve tanë, të cilët po ecin gjurmëve të Majlinda Kelmendit, duke e ngritur lartë imazhin e vendit”.

“Votimi i Ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata, i cili e kompleton dhe e mundëson implementimin e Ligjit për Sponsorizim, u jep mundësi bizneseve që të investojnë jo vetëm në rritjen e kapitalit të tyre, por edhe në kultivimin e vlerave në sport, që ngrisin talentët e rinj në përmasa ndërkombëtare”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...