Agjencia Zhurnal.mk

Haradinaj ka disa kushte që të jetë pjesë e qeverisë me LDK-në; përfundimin e autostradave dhe të demarkacionit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur letrës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ku shpreh gatishmërinë e partisë së tij që “të ofrojë ndihmë në tejkalimin e situatës së rëndë institucionale”.

Në letrën, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht “Ekonomia Online”, Haradinaj ka disa kushte që AAK-ja të jetë pjesë e qeverisë së re, e cila pritet të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike.

Haradinaj kërkon rishikimin e buxhetit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të korrigjohen “gabimet serioze” në ndarjet selektive buxhetore dhe përfshirjen në investime kapitale të Autostradës së Anamoravës dhe asaj të Dukagjinit, si dhe përshpejtimin e punimeve në pjesën e mbetur të autostradës Prishtinë – Pejë.

Një tjetër kërkesë e ish-kryeministrit Haradinaj, në letrën që mban datën 20 prill 2020, është “përmbyllja e obligimeve të marra shtetërore par korrigjimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi”.

Megjithëse ende nuk e ka marrë kërkesë nga presidenti Hashim Thaçi për mandatar për kryeministër, Isa Mustafa i kishte dërguar një letër Haradinajt, ku i thoshte se “Kosova po ballafaqohet me një situatë të rëndë institucionale pas mocionit të votëbesimi ndaj Qeverisë aktuale, që ndodhi më 25 mars të këtij viti”.

“Vendi po ballafaqohet me Covid-19, ku krahas luftimit të pandemisë, është tepër e nevojshme të ndërmerren masat për të përballur pasojat ekonomike sociale të kësaj pandemie, si dhe me nevojë e fillimit të dialogut ne Serbinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyra këto që nuk mund t’i kryejë një Qeveri në detyrë”.

“Jemi të bindur se Kosovës i nevojitet themelimi i një qeverie të re, duke ndjekur të gjitha rrugët kushtetuese. Mbi këto kritere si parti e dytë e dalë në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit 2019, do ta pranojmë mandatin , në qoftë se na ofrohet, për themelimin e Qeverisë me një koalicion me ju, AAK-në, Nismën Socialdemokrate, AKR-në dhe subjektet që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvend. Për këtë presim miratimin tuaj dhe të subjekteve të tjera”.

“Vlerësoj se objektivi themelor i kësaj qeverie do të ishte beteja për ta mposhtur pandeminë e Covid-19, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohjen reciproke, rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë, forcimi i shtetit ligjor përmes luftës kundër krimit dhe korrupsionit, dhe krahas këtyre detyrave duhet të forcojmë partneritetin me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet mes tjerash në letrën, të cilën e ka siguruar Ekonomia Online nga burime brenda LDK-së. /ZERI

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...