Agjencia Zhurnal.mk

Haradinaj kërkon nga prokuroria të nisin hetimet për pranimin e testeve nga Serbia

Nënkryetari i OVL-UÇK-së , Nasim Haradinaj ka kërkuar që të hetohet urgjentisht pranimi i një mijë teste për koronavirusnga Serbia.

“FTESË urgjente, poashtu edhe për Kryeprokurorin e Shtetit, që të nisë menjëherë hetim gjithëpërfshirës dhe trajtimin hetimor të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë skandal të turpshëm dhe të madh.”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka kërkuar që të mirren masa kundër pranuesve të testeve nga Serbia. Sipas tij janë shkelur të gjitha normat dhe ligjet e aplikushme në Kosovë. “Pranuesi i këtyre testeve Ministria e Shëndetësisë, respektivisht Qeveria Kurti. Gjithshtu ka fyer të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët dhe familjet e të pagjeturve…Nëse nuk merren këto masa, atëherë bashkëpunimi mes veteranëve dhe Qeverisë Kurti është i ngrirë!” ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ai po ashtu ka thënë se me pranimin e kë tyre testeve janë edhe ish të burgosurit aktivistë t pë r pavarë si, kë shtu që ka kë rkuar nga IKSHPK-ja që t’i hedhë në mbeturina këto teste. “Andaj që nesër i bëj thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që ti hedhë nē mbeturina publikisht ato teste dhe të pezulloj bashkupunimin me Qeverinë e Kosoves deri sa kjo e fundit të merr masa ndaj atyre që pranuan këto teste dhe të i shkarkoj nga pozita pranuesit dhe urdhëruesit të tyre. Nëse nuk merren këto masa, atëherë bashkëpunimi mes veteranëve dhe Qeverisë Kurti është i ngrirë!”, ka thënë Nasim Haradinaj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...